Anëtarët e Partisë Demokratike kanë braktisur Komisionin e Ligjeve pas debateve të forta me anëtarët e mazhorancës, ndërsa anëtarët e LSI vijojnë të qëndrojnë në mbledhje. E njëjta gjë ka ndodhur edhe një ditë më parë, ku anëtarët e PD braktisën komisionet parlamentare, ku te Komisioni i Sigurisë u bashkuan edhe anëtarët e LSI.
Shkak i debateve mes palëve është bërë krimi, ku deputeti i djathtë, Gent Strazimiri, ka deklaruar se në korridoret e Kuvendit sillet një i inkriminuar, që mbrohet nga socialistët, teksa e ka pasur fjalën për deputetin Saimir Tahiri.
ma.me