Shkencëtarët kanë zbuluar fosilin e një lloji dinozauri, i cili daton 152 milionë vjet më parë.
Sipas The Independent mbetjet e reaktorit prej 5.5 metrash u gjetën brenda shkëmbinjve të epokës mesozoike në qytetin perëndimor të Gujarat në Indi.
Përbindëshi misterioz i paprekur u zbulua pas 1500 orë punë gërmimesh. Mungojnë vetëm disa pjesë të kockave të kafkës, krahëve dhe bishtit.
Nga ekzaminimet e bëra në lidhje me dhëmbët e zvarranikëve tregojnë se ka gjasa që kafsha të jetë pjesë e një familjeje butikësh deti me guaskë të fortë që quhen amonitë.
Shpresohet se fosili, i zbuluar për herë të parë në revistën PLOS ONE, do të ndihmojë paleontologët të kuptojnë se si zvarraniket detarë evoluan dhe u përhapën anembanë botës.
“Fosilet e vertebrorëve janë të rralla nga rajoni i Kachchh dhe prisnim vetëm fragmente të kockave nga kjo zonë,” tha Guntupalli Prasad, autori kryesor i studimit për PLOS Research News, i cili është i lidhur me PLOS ONE. “Pra, për të gjetur një skelet thuajse të plotë është e habitshme dhe shumë emocionuese”, shkruan klan.al
Prasad tha se ky fosil u ngjante delfinëve moderne e balenave dhe ka jetuar midis 250 dhe 90 milion vjet më parë.
“Konkurrentët kryesorë të tyre detarë ishin plesiosaurët, një grup tjetër zvarranikësh detarë dhe peshkaqenë”, tha ai.“Ndërsa dinosaurët dominonin në tokë, pterosaurët, zvarranikët fluturues, ishin sundimtarët e ajrit”.
Në një deklaratë, ekipi tha se ‘monstra’ mund të zbulojë nëse ka pasur një lidhje detare midis Indisë dhe Amerikës së Jugut rreth 150 milion vjet më parë.
a.ç