Një nga formatet që pritet të fillojë së shpejti në televizionin klan është ‘Ces’t La Vie’. Spektakli i muzikës pritet që të vij në prezantimin e Marina Vjollcës deh starti i emisionit do të jetë ditën e diel në ‘prime time’ ku në fokus do të ketë muzikën dhe argëtimin.
Bordo.al ka zbuluar emrat pjesëmarrës në jurinë e spektaklit. Aleksandër Lalo, Altin Goci, Rovena Lule, si dhe një amerikane, për të cilën nuk ka ende shumë informacion, do të jenë katër anëtarët e jurisë së ‘Ces’t La Vie’.
Moderatoja ka postuar dje një foto nga provat, duke rikujtuar datën dhe orën e transmetimit të këtij formati, teksa duket qind për qind e përqendruar dhe në krye të detyrës.