Kalimi kufitar Ibrahim Al Khalil “i është dorëzuar qeverisë qendrore të Irakut”, tha Yildirim.
Sipas tij, të gjitha kontrollet kufitare do të kryhen tani nga zyrtarët irakianë dhe turq.
Rajoni kurd i Irakut është izoluar gjithnjë e më shumë pas mbajtjes së referendumit për pavarësi, muajin e kaluar.
Referendumi është kundërshtuar nga Iraku, Irani, Turqia dhe aleatët perëndimorë të kurdëve.
Një deklaratë e ushtrisë irakiane tha se Bagdadi po përgatitet të marrë edhe kontrollin e kufirit midis rajonit kurd dhe Sirisë./a.m.