Partia Socialiste ka mbledhur kryesinë e për të diskutuar rreth zhvillimeve të fundit politike, ku fokusi do të jetë te akuzat ndaj ish-ministrit Tahiri.
Në këtë drejtim, pritet të diskutohet personi që zëvendëson Tahirin në postet e tij partiake, pasi ish-minsitri është pezulluar deri në zbardhjen e së vërtetës.
Po ashtu, ai është përjashtuar edhe nga grupi i PS.
Saimir Tahiri ishte kreu i Partisë Socialiste për Tiranën, dhe Koordinator Kombëtar për Bashkëqeverisjen.
Në mbledhjen e sotme të Kryesisë së Partisë Socialiste, do të diskutohet dhe më pas do të vendoset për emrat që do të zëvendësojnë Saimir Tahirin në këto poste./a.m.