Një 39 vjeçar, me inicialet D.L., banues në fshatin Trevllazër në Vlorë, ka mbetur i plagosur mbrëmjen e djeshme, në qytetin bregdetar.
Salla operative e policisë së Vlorës është njoftuar nga spitali Rajonal i qytetit, se një shtetas i plagosur me armë zjarri, ka shkuar për të marrë ndihmën mjekësore.
Njoftimi i policise
Më datë 30.10.2017, rreth orës 22:06, Salla Operative Vlorë është njoftuar prej Spitalit Rajonal Vlorë se ka shkuar për të marrë ndihmë mjeksore një shtetas i plagosur.
Nga verifikimi paraprak rezulton se shtetasi D.L., 39 vjeç banues në Trevllazër dyshohet të jetë plagosur me armë zjarri, i cili momentalisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia dhe Grupi Hetimor po punojnë për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. /b.d