Nuk është sekret që qytetari më i informuar në Shqipëri për 4 vitet e fundit ka qenë “qytetari dixhital”. Personazhit të famshëm të rrjeteve sociale iu dha zë dhe hapësirë në profilin e Sali Berishës, të cilit nuk i mungoi kurajo për të denoncuar skandalet e pretenduara.
Të ‘acaruar’ nga të dhënat që iu dilnin në publik, socialistët patën dyshime se pas këtyre informacioneve ishin zyrtarët e SHISH. Pavarësisht përpjekjeve, nuk patën mundësi ta provojnë asnjëherë këtë tezë.
Por ditën e largimit të Visho Ajazi Likës, Sali Berisha ka mbajtur një qëndrim që krijon dyshime se ish drejtori i SHISH fshihej pas “qytetarit dixhital”.
“Analiste dhe burime te besueshme konfirmojne se ai pagoi me doreheqjen e tij te papritur, çmimin e denoncimeve ne prokurori dhe institucione te tjera si dhe informacioneve te panumerta qe faktonin lidhjet e Norieges, narko-kabinetit dhe vellaçko Olsit me drogen, trafiqet dhe krimin e bandat e tij” ka shkruar Berisha komentin e tij për largimin e kreut të SHISH nga detyra.
Statusi rrezikon të dekonspirojë ish kreun e SHISH, si informator të Berishës. Akuzat për vëllain kryeministrit u publikuan para disa kohësh nga Berisha në gojën e ‘qytetarit dixhital’, ndërsa dje ish-kryeministri ia faturoi ato si denoncime të Visho Ajazi Likës.
Nëse Berisha pranon se burimi i informacionit për trafikun e drogës, ka qenë SHISH, gjërat bëhen vërtet serioze. Deri atëherë, shqetësimi i vetëm është se “qytetari dixhital” do të ketë më pak për të thënë dhe qytetarët një burim informacioni më pak. /b.d