I ftuar në emisionin “Opinion” në “TV Klan” për të diskutuar për polemikat e dorëheqjes së shefit të Shërbimit Informativ Kombëtar Visho Ajazi Lika, gazetari Artan Hoxha tha se nuk duhej të ishte larguar.
“Dhënia e dorëheqjes është të heqë dorë nga përgjegjësia në këtë fazë,” tha Hoxha. “Kryeministri dhe presidenti janë përgjuar nga SHISH. Meta është përgjuar 823 herë me telefonata të gjata dhe të shpeshta.
Kryeministri Rama është përgjuar me ambasadorin tonë në Beograd, po ashtu është përgjuar kreu i PD-së Lulzim Basha. Është përgjuar edhe Saimir Tahiri me ambasadorin italian dhe atë grek. I vetmi që nuk është përgjuar nga zyrtarët është Sali Berisha” tha Hoxha