Ish- ministri i Brendshëm Saimir Tahiri është surprizuar sot në ditëlindjen e tij të 38-të nga një grup të rinjsh të FRESSH, të cilët i kanë mbërritur poshtë banesë së tij me tortë dhe fishekzjarre.
Një suprizë e veçantë kjo për Tahirin, e të cilin ditëlindja e 38-të e ka gjetur në momentet, ndoshta më të vështira të jetës së tij.
Tahiri është parë i buzëqeshur teksa ka zbritur nga banesa së bashku me djalin e tij, për të takuar të rinjtë e FRESSH si dhe për të fryrë qirinjtë e tortës.