“Shtëpia e kartave” drejt mbylljes.
Seriali i famshëm i Netflix “House of Cards” do të përfundojë me sezonin e tij të gjashtë ndërsa prodhimi i sezonit final tashmë ka filluar disa javë më parë.
Ky njoftim për përfundimin e serialit, vjen pasi aktori i “Rent”, Anthony Rapp akuzoi Kevin Spacey se e ka ngacmuar seksualisht kur ai ishte vetëm 14 vjeç.
“Ai më kapi sikur dhëndrri kap nusen”, tha Rapp, duke theksuar se të dy kishin qenë vetëm në një dhomë gjumi.
“Por unë nuk u largova menjëherë sepse mbeta duke pyetur “Çfarë po ndodh?” dhe më pas ai u shtri mbi mua, ai po përpiqej të më joshë “, ka thënë më tej aktori.
Spacey lëshoi një deklaratë pasi u botua rrëfimi i Rapp, por ai u përball me një reagim të jashtëzakonshëm kur ai shfrytëzoi mundësinë për të pranuar se është homoseksual në vend që flasë për atë që u akuzua.
Sezoni i fundit i “House of Cards”, i cili do të lançohet në vitin 2018, do të ketë 13 episode.