Sulmuesi i Chelseat, Alvaro Morata, e pranon se i mungon jeta në Itali dhe ndien se nëse do të vendoste ai nuk do të largohej kurrë nga Juventusi për t’u rikthyer në Real Madrid, raporton zeri.info.
Përfaqësuesi spanjoll i është bashkuar Chelseat për 60 milionë euro, ndërsa 25-vjeçari tash po e shijon startin e fuqishëm të sezonit në Angli, ku ka realizuar gjashtë gola.
“Ishin marrëveshje kontraktuale që duhej të respektoheshin. Zhgënjimi ishte i madh, ne u kthyem nga fillimi. Ata (Reali) më trajtuan si fëmija që isha dy sezone para se të shkoja në Itali dy sezone më parë.
Shkova në Itali si një djalosh, ndërsa më pas u riktheva në Spanjë me ndjenjën e një lojtari të vërtetë. Nuk do ta lija kurrë Italinë dhe Juven. Vërtet më mungon Italia”, deklaroi sulmuesi spanjoll, përgatiti ”Zëri”. (b.an)