Flamurtari triumfon në kryeqytet. Vlonjatët mposhtën në “Selman Stërmasi” 1-0 Partizanin falë golit të sulmuesit Ardit Hoxhaj në minutën e 24-të. Skuadra e Shpëtim Duros me 15 pikë mban vendin e tretë.
Ndërsa më herët Vllaznia ka frenuar Kukësin. Takimi i luajtur në “Zeqir Ymeri” ka përfunduar në barazim 2-2 . Shkodranët morrën avantazhin e dyfishtë në vetëm 20 minuta lojë falë dygolëshit të sulmuesit Atsina.Rrjetën për herë të parë Atsina e tund në minutën e 7-të ndërsa 13-të minuta më vonë shënon edhe golin e dytë.
I shërbyer në zonë Atsina mposht për herë të dytë Koliçin. Por Kukësi zgjohet dhe Guri me kokë shënon golin e parë duke bërë që pjesa e parë të mbyllet 2-1. Në fraksionin e dytë verilindorët barazojnë me Kale.
Braziliani shënon një supergol duke barzpeshuar gjithçka. Kukësi-Vllaznia mbyllet 2-2 me verilindorët që mbeten të dytët por 5 pikë larg Skënderbeut.