Dritan Zagani është një emër i njohur tanimë nga opinion publik. Ai është amplifikuar dhe mbrojtur nga Partia Demokratike në mënyrë të vazhdueshme edhe pse historia e tij me ligjin në Shqipëri është problematike.
Ajo që bie në sy po të bësh një kronologji reagimesh, është fakti që PD i ka dalë përherë në mbrojtje Zaganit edhe pse ishte i hetuar e dënuar për shpërdorim detyre dhe moskallëzim krimi. Madje, në qershor të vitit 2013, Zaganit iu falën nga Berisha me anë të vendimit të qeverisë, prona në Orikum.
Ish-shefi i sektorit të antidrogës në Policinë e Fierit, Dritan Zagani, u arrestua në datë 3 maj të 2014-ës nga SHKB me urdhër të Prokurorisë së Krimeve të Rënda.
Arrestimi i tij u bë për veprën penale të “shpërdorimit të detyrës” dhe “moskallëzim krimi”
Sipas dokumentave të publikuara sot në media, në datë 2/05/2014 për Zaganin është lëshuar masa e sigurisë “arrest me burg” nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda.
Pas arratisjes, Zagani mori azil politik në Zvicër dhe që nga ai moment, filloi të japë intervista të cilat u shpërndanë dhe amplifikuan nga Partia Demokratike.
Në 6 shtator të vitit 2015 Partia Demokratike e shpalli hero Zaganin të cilit në 2013 i kishte falur prona në Vlorë, kur publikoi një intervistë të tijën. Mesa duket, Zagani po i kthente borxhin Partisë Demokratike. Në video ai akuzonte ministrin e asaj kohe të MB, Saimir Tahirin për lidhje me Habilajt dhe trafikun e drogës. Kur e sheh sot në paskohë, kupton se ishte i njëjti skenar si me prokurorinë javët e fundit, e thurur nga PD, pa asnjë provë, por që synonin gjyqin politik ndaj një ish-ministri të Ramës.
Nga ajo ditë, PD filloi të prëdorte si prova kundër Tahirit akuzat që kishte bërë Zagani. Edhe pse Tahiri kërkoi vetë dhe u hetua nga Prokuroria për mjetin “Audi” ku doli i pastër, PD vazhdimisht sulmonte me Zaganin dhe mbronte Zaganin politikisht në deklarata publike.
Kështu mbi atë që kishte thënë një i kërkuar nga drejtësia shqiptare i cili pak para zgjedhjeve kishte marrë nga qeveria “Berisha” prona në Vlorë, PD bënte politikë. Sintonia ishte e plotë, sikur ta kishte shkruar e njëjta dorë përgjigjet e Zaganit dhe sulmet e PD-së. Kjo vazhdoi nga shtatori deri në fund të vitit 2015, ku mbi ato që thoshte Zagani PD bënte politkën e saj dhe e mbronte në mënyrë fanatike “heroin” e saj. Por e gjitha kishte në mes diçka të çuditshme që e bëntë gjthçka të dyshimte; ato që thoshte Berisha dhe Basha në media, i konfirmonte Zagani në intervista e preononcime.
Në tetor 2015 Berisha dhe Basha mbronin me fanatizëm Zaganin, madje duke shkuar deri aty sa në datë 24 tetor 2015, Berisha do shprehej se “Tahiri e shpalli në kërkim ndërkombëtar qëllimisht duke i vënë kështu vulën marrëdhënies PD-Zagani.
Sipas linjës së Berishës, e gjithë PD mbronte në studio televizive Zaganin.
Koordinimi PD-Zagani vazhdoi edhe në muajin nëntor të 2015-ës, ku bazuar në ato që vazhdonte të thoshte nga arratia Zagani, PD shprehej nëpërmjet Ristanit se “Shteti ka rënë, jemi në duart e mafias” .
Sapo në media doli dosja “Habilaj” para pak javësh,, PD i doli sërish në mbrojtje Tahirit. Në preononcimet për “Opnion” Basha dhe “Studio e Hapur” Berisha, ishin në një linjë kur shpallën hero Zaganin dhe thanë se ato që thuhen ndaj tij janë baltë politike. Duke hedhur poshtë vendimin e Gjykatës së Krimeve të Rënda, PD vazhdonte të mbronte Zaganin. Pas tyre kudo, çdo eksponent i Partisë Demokratike, nga Salianji te Grida kanë mbrojtur Zaganin.
Sot ishte radha e Alibeajt i cili doli dhe mbrojti sërisht Zaganin, pasi Balla më herët kishte nxjerrë vendimin e Gjykatës së Krimeve të Rënda, ndaj Zaganit ishte marrë masa “arrest me burg” për akuzat e “shpërdorimit të detyrës” dhe “moskallëzim krimi”.
Zagani deri më sot e ka bërë siç duhet punën e tij për t’i kthyer reston Berishës e Bashës që i dhanë pronat në 2013. Këta të fundit po e mbrojnë gjthashtu Zaganin, të vetmin argument iu ka mbetur për të sulmuar. /Lexo.al