Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla e quan kreun e PD-së Lulzim Basha ‘gënjeshtar’ pas deklaratave të tij se ish-kreu i antidrogës Dritan Zagani nuk është dënuar.
Ndërsa Basha i doli në mbrojtje Zaganit dhe i kërkoi kryeministrit Edi Rama që të çojë para përgjegjësisë penale ata punonjës policie që e arrestuan atë, Balla thotë se ndaj tij Prokuroria e Krimeve të Rënda ka pasur një hetim dhe Gjykata kishte dhënë masën ‘arrest me burg’. Deputeti socialist vë në dispozicion edhe vendimin e gjykatës
STATUSI I TAULANT BALLËS
Dje Lulzim Basha u tha shqiptarëve se Dritan Zagani nuk është dënuar!
Madje sipas kryetarit të Frontit të Çorbës së Vjetër, prokuroria u dashka të hetojë policinë pse ka vepruar ndaj tij. Por ja që edhe këtë herë Lulzim Basha bëri atë që di të bëjë më mirë:
Gënjeu!
Për Dritan Zaganin Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë masën arrest me burg, bazuar mbi kërkesën e Prokurorisë së Krimeve të Rënda që në hetimin e saj ka konstatuar krimin e dekonspirimit (për llogari të një grupi trafikantësh) të një operacioni antitrafik të Policisë së Shtetit.
Pas vendosjes së kësaj mase sigurie, Dritan Zagani është zhdukur për t’i ikur drejtësisë dhe është shfaqur më pas nga jashtë vendit, si heroi mediatik i Partisë Demokratike.
a.ç