1704 –Vdiq filozofi anglez John Locke, një nga themeluesit e empirizmit dhe filozofisë liberale. Ai ndikoi te filozofët e teorive empirike dhe teorike të shoqërisë liberale dhe të shtetit civil më vonë (“Pamja e arsyes njerëzore”, “Letra e Tolerancës”, “Dy traktate mbi Qeverisjen”).
1492 – Christopher Columbus, në udhëtimin e tij të parë në Atlantik, zbuloi Kubën dhe e shpalli në Spanjën.
1636 – Kolegji Harvard, institucioni më i vjetër arsimor në Shtetet e Bashkuara, u themelua në Cambridge, Massachusetts.
1922 – Rreth 40.000 burra këmishë-zinj fashistë të Benito Mussolini u nisën nga Napoli në Marshimin deri në Romë. Dy ditë më vonë, Mbreti Vitorio Emanuele ia besoi Musolinit mandatin për përbërjen e qeverisë. Regjimi fashist zgjati deri në korrik 1943. (b.an)