Britania e Madhe nuk do ta njohë pavarësinë e Katalonjës. Zëdhënësi i kryeministres Theresa May ka thënë që ky qëndrim lidhet me votimin i cili ishte shpallur ilegal.
Ai ka shtuar që Britania dëshiron të shohë ruajtjen e unitetit të Spanjës.
As Gjermania nuk e njeh pavarësinë e Katalonisë. Ky shtet mbështet qeverinë spanjolle dhe nuk do ta njohë pavarësinë të cilën sot pasdite e shpalli parlamenti katalanas, deklaroi zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Seibert.
Sipas tij, Berlini po përcjell me shqetësim përshkallëzimin e situatës në Spanjë, duke përmendur se shpallja e njëanshme e pavarësisë “shkel parimet e sovranitetit dhe integritetit territorial të Spanjës”, transmeton Reuters.
Parlamenti i Katalonjës ka votuar pro deklaratës së pavarësisë nga Spanja, ndërsa parlamenti spanjoll ka aprovuar shtrirjen e sundimit direkt në këtë regjion. /a.m.