Fatmir Hysenbelliu ka qenë i ftuar ditën e sotme në emisionin e pasdites ‘Rudina’ ku ka treguar më shumë rreth jetës së tij, punës, karrierës si biznesmen i suksesshëm dhe pasionet, pjesë e pandashme e jetës së tij dhe frymëzueset e përditshmërisë dhe ritmit të saj.Sipas tij sekreti për një biznes të suksesshëm është të kesh besim , duhet ta shohësh biznesin si fëmijën tënd që funksionojë dhe sigurisht duhet të kesh stafin e duhur ne krah . Më tej ai tregon për raportet me të atin :”Ne jemi si shok me babanë, është një person shumë i rëndësishëm i jetës sime’’ Fatmiri tregon edhe për raportin me paranë:’’ Paraja që fitohet me djersë është e çmueshme, kur ke mundësinë e ke luftuar për ato , sigurisht që do i shpenzosh , por në masë.’’ Ai ka qenë para pak kohësh në një reportazh të një televizioni italian , si një nga fëmijët e pasur të Tiranës, ku gazetari Eriko Luci i kushtoi një minutazh të gjatë profilit të tij.
Në zyrën e tij Oni sikunder e therrasin te gjithe preferon të rrethohet nga detaje unike, që tregojnë për të dhe për shijet e tij, aty mban madje edhe stemën e Juventusit, skuadrës së preferuar. Makinat e shtrenjta janë një pasion i tij tjetër i madh.
Ndonëse ka një nga makinat më të shtrenjta në botë , ai tregon se është shumë i kujdesshëm , pas aksidentit që ka pësuar kohë më parë. ‘’Deri në momentin që ti bën aksident, ti kujton se je i pavdekshëm ‘’-thotë Hysenbelliu. Mclaren është makina që përdor më shumë dhe sigurisht e preferuara e tij. Përveç makinave ai ka një koleksion të markave të shtrenjta të orërave, i pëlqen të eksperimentojë në veshje dhe si një djalë i ri të ndjek trendet e fundit. Fatmiri tregon se kur është kthyer nga Italia i ka ndodhur një aksident, i cili e bëri të mendonte edhe më shumë për jetën.
Ka një mesazh për të rinjtë dhe për ata që janë të pasionuar pas shpejtësisë:’’ Nuk është puna sa e sigurt është makina apo sa shofer i mirë je, sepse ti nuk e di çfarë të del përpara, ndaj bëj kujdes’’.
Ai thotë se shpeshherë bën bamirësi, ndihmon njerëz apo fëmijë me aftësi të kufizuara apo qoftë jetim dhe ky do të jetë një prioritet i dukshëm tani, që do ti jap zë edhe përmes rrjeteve sociale me qëllimin për të nxitur te bejne bamirësi të gjithë ata që kanë mundësi ekonomike.
Mëngjesi i tij është shumë i kujdesshëm: Çdo vakt duhet të ketë proteinë, është dieta e një sportisti, por edhe që i përshtatet stilit të tij të jetës plot me angazhime e gjithmone ne levizje.
Më tej ai ka treguar edhe për marrëdhenien e shumëpërfolur me Pamela Anderson. Ja si e tregon njohjen mes tyre:
‘’Kam qenë i ftuar në një eveniment që ajo organizonte, ishin pak njerëz të ftuar, na ka qëlluar edhe të rrim afër se isha i vetmi që nuk isha çift dhe aty nisi biseda. Atë ditë qe jemi fotografuar kemi dal nga një hotel e kemi shkuar në tjetër, pasi në Amerikë restorantet më të mira janë në hotele. ‘’ Ai tregon se ata janë miq shumë të mirë, thotë se ajo e njeh Shqipërinë dhe mund të vij së shpejti, në një festë më të madhe që ai dhe fmilja e tij do organizojne. Ai flet edhe për raportin me femrat, aktualisht nuk është i dashuruar , por që sigurisht i ndodh te jete gjithmone ‘i gjuajtur’ dhe i kerkuar prej tyre.
Ndërkohë për takimin me këngëtaren Nicole Scherzinger, Hysenbelliu tha se nuk mban kontakte me të, po nëse do ta ftonte në Shqipëri ajo nuk do ta refuzonte.
“Me Nicol kemi një shoqe të përbashkët. Rastisi në një party në Ibiza. Me Nicol nuk kam kontakte me të. Por edhe ajo nuk do refuzonte të vinte në Shqipëri”, tha Hysenbelliu.