Një aksident ka ndodhur dje në fshatin Mashan të Gramshit, ku një autobot me targa turke është përmbysur në mes të rrugës, por për fat të mirë drejtuesi i autocisternës ka shpëtuar për mrekulli.
Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat e repartit të Zjarrfikëses të cilat kanë evituar shpërthimin e cisternës.
35-vjeçari Isuf Burçan, punonjës i firmës që punon për ndërtimin e HEC-it në Moglicë, ka humbur drejtimin e mjetit duke dalë nga rruga dhe më pas është përmbysur. I plagosuri u transportua në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje shkoi edhe policia e cila ka kryer veprimet përkatëse dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. /b.d