Senati i Spanjës ka mbajtur një mbledhje sot, për të miratuar planet e qeverisë spanjolle për të hequr kompetencat nga Katalonja, që e pengojnë atë drejt shpalljes së pavarësisë.
Kryeministri i Spanjës, Mariano Rajoy, thotë se masa e parë e qeverisë do të jetë shkarkimi i presidentit të Katalonjës.
Rajoy ka thënë se nëse miratohen masat e propozuara, qeveria e Spanjës do të shkarkojë presidentin rajonal të Katalonisë, Carles Puigdemont, dhe ministrat e tij.
Udhëheqësi spanjoll tha se “ajo që po ndodh në Katalonjë është një shkelje e ligjeve, demokracisë, e të drejtave të të gjithëve dhe kjo do të ketë pasoja”.
a.ç