Detajet që mund të hedhin dritë mbi misterin e vrasjes së ish-presidentit të SHBA John F. Kennedy tashmë janë të aksesueshme për të gjithë. Donald Trump i dha dritën jeshile publikimit “online” të 2 800 dokumenteve mbi vrasjen e John Kennedy, por jo të gjitha dosjet e fshehta do të hapen për publikun, duke ushqyer kështu në vazhdim teoritë konspirative që nuk reshtin prej vitesh.
Për arsye të sigurisë kombëtare, disa prej të dhënave duhet të mbeten sekret. Bëhet fjalë për rreth 500 dokumenta, shqyrtimi i të cilave, sipas Trump, do të kërkojë edhe të paktën 6 muaj kohë.
Lideri amerikan theksoi se departamentet ekzekutive dhe agjencitë propozuan “që disa informacione duhet të vazhdojnë të qëndrojnë të fshehta për shkak të interesave të sigurisë kombëtare, rendit publik dhe çështjeve të jashtme”.
Historianë, gazetarë e të apasionuar pas kësaj ngjarjeje shpresojnë të gjejnë tek dokumentet e publikuara ndonjë detaj më shumë mbi udhëtimin e Lee Harvey Osvald në Mexico City, ku u takua me agjentë rusë e kubanë dy muaj përpara atentatit të Kennedy. Osvald, i cili kishte qenë i arratisur në Bashkimin Sovjetik, nuk pranoi ta kishte qëlluar Presidentin dhe dy ditë pas episodit u vra Jack Ruby, pronar i një klubi nate, duke shtuar kështu frikën se bëhej fjalë për një komplot.
“Numri i amerikanëve që besojnë se vrasja ishte komplot ka variuar nga 60 deri në 75 për qind, prandaj është shumë e qartë se shumë amerikanë nuk besojnë se Lee Harvey Oswald veproi i vetëm.”
Debati per të akuzuarin Lee Harvey Oswald
Presidenti Kennedy u vra ndërsa limuzina e tij përshkonte Dallasin në Teksas, më 22 nëntor 1963. Ai ishte me gruan e tij, Jackie.
Agjenti i Shërbimit Sekret, Clint Hill shkoi me shpejtësi tek limuzina, disa sekonda pasi presidenti u qëllua.
“Ma mori mendja që plaga ishte vdekjeprurëse, por nuk isha plotësisht i sigurt. Por e vetmja gjë që tha zonja Kennedy ishte “Oh Jack, oh Jack, çfarë bënë kështu?’ dhe pastaj shtoi “Jack, të dua”, kujton ai.
Lee Harvey Oswald, që kishte qenë i arratisur në Bashkimin Sovjetik, u akuzua për vrasjen e Presidentit Kennedy.
I pyetur nëse kishte qëlluar presidentin, ai tha jo.
Oswald u vra dy ditë më pas nga Jack Ruby, pronar i një klubi nate, duke shtuar frikën se bëhej fjalë për një komplot.
Përpjekja e CIA-s për të vrarë Fidel Castron
Në të paktën një nga dokumentet e deklasifikuara nga Arkivi Kombetar i SHBA-së mbi vrasjen e John Kennedy, që daton në 1975 dhe i referohej si një “përmbledhje e fakteve”, ka të bëjë me disa përpjekje të CIA-s për të vrarë presidentin kuban Fidel Castro. Ne dokument flitet per perpjekjen e agjenteve te CIA per te vrare Castron
a.ç