Kreu i qeverisë, Edi Rama ka pandarë sot me ndjekësit në profilin e tij në fb disa foto nga një aksion që ka 4 javë që është ndërmarrë për të pastruar gjithë akset rrugore.
Siç duket edhe në foto, goma, llamarina, tabela e gjithçka tjetër që është vendosur pa leje në akset rrugore do të pastrohet.
“MIRËMËNGJES dhe me këto foto të Aksionit Kombëtar – që vijon tanimë prej 4 javësh – për pastrimin e të gjitha nyjeve dhe akseve rrugore nga teneqet, llamarinat, gomat dhe ngrehinat e vendosura anëve në kundërshtim me Kodin Rrugor duke cenuar jetën e qytetarëve, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama. /b.d