Dukuria e transformimit të deklaratave, duke dëshmuar mungesë të theksuar profesionalizimi, tashmë është bërë e modës në gazetari.
Kur kolegët ia deformojnë kuptimet e thënieve edhe një kolegu të tyre, me insinuata që ‘është për t’u pasur zili’ edhe nga mëndjet që merren me konspiracione, imagjinoni se ç’mund t’u bëjnë kategorive të tjera sociale dhe politike. Për ta ilustruar këtë shihni çfare ndodh.
Nga emisioni i të mërkurës “Opinion” i Blendi Fevziut, koleg yni Lorenc Vangjeli, citohet të ketë thënë, se Visho Ajazi do të jetë ende në detyrë…..
Videoja e emisionit që gjendet fare lehtësisht nuk është më shume se 30 e ca sekonda dhe gjendet me një klik të vetëm. Por çfarë ndodh një ditë më pas. Kudo gjendet një lajm me titullin: “Zbulohet pakti Rama-Meta…” dhe me të njëjtin tekst copy paste që nuk përzjente gjekundi as kryeministrin dhe as presidentin.
Çfarë mund të thuhet në këtë rast? Ka të drejtë kryeministri që po të mërkurën i quajti gazetarët ‘tel bakri që vetëm përcjellin…’. Armando Meta