Nisma “Ngjyrat e Shqipërisë” (Colours of Albania), në edicionin e tretë të saj, është kthyer në një traditë të përvitshme. Një formë e re për të promovuar Shqipërinë, duke ndërthurur diplomacinë me digjitalizimin, rininë me promovimin e vendit, risinë me të vjetrën.
“Ngjyrat e Shqipërisë” është një tjetër iniciativë që Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka zgjedhur për të promovuar Shqiperinë. Kjo nismë” ndërthur diplimacinë me digjitalizimin, rininë me promovimin e vendit, risinë me të vjetrën”, u shpreh Ministri Bushati. Në fjalën e tij, ai shtoi gjithashtu se ky konkurs shërben për të kuptuar shumëcka nga mënyra si e shohin të rinjtë Shqiperinë dhe vendin.
“Dëshiroj të ndaj me ju diçka personale. Po të shohësh rubrikat e lajmeve nëpër media, ligjëratat në Kuvend, morinë e emisioneve me fjalë kuturu dhe po ta vendosësh atë çka përcillet nëpërmjet tyre përballë fotografive të “Ngjyrave të Shqipërisë”, duket sikur jeton në dy realitete përjashtuese”, u shpreh Ministri Bushati.
Për kreun e diplomacisë Shqiptare kjo nismë është më së miri tregues jo çdo gjë është bardh e zi, se pavarësisht sfidave, këtu në Shqipëri jetohet. Ngjyrat e Shqiperisë numëron më shumë se 20 mijë fotografi. Ky edicion kishte moton “guxo e zgjidh shtegun më pak të rrahur” duke i’u referuar edhe rritjes së interesit të të huajve për vendin tonë.
ma.me