Hillary Clinton bën sot 70-vjeçe. Ish-Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ish-Sekretarja e Shtetit, do të mbahet mend si gruaja e parë që kandidoi për presidencialet amerikane.
Nëse për këtë hyri në histori, një tjetër arritje historike, ajo e të qenit presidentja e parë iu mohua nga Donald Trump i cili e mundi në zgjedhje.
Përtej sondazheve dhe mbështetje mediatike, Clinton nuk arriti dot të sigurojë fitoren.
Por humbja djeg edhe më shumë nëse kujtojmë se me votë popullore ajo siguroi plotë 3 milionë vota më shumë se rivali Trump. Kjo humbje ende djeg te Clinton, e cila tashmë po bën një ejtë më të tërhequr./a.m.