West Ham Unitedi ka bërë befasinë më të madhe në kupën e ligës duke mposhtur Tottenhamin me rezultat 3 me 2.“Çekanët” rikthyen rezultatin për më pak se 20 minuta gjatë pjesës së dytë.
Tottenhami realizoi dy gola me Moussa Sissokon dhe Dele Allin, por West Hami bëri një kthim të madh në pjesën e dytë.
Francezi Andre Ayew u përkujdes në minutat 55 dhe 60 për rezultatin 2 me 2, derisa mbrojtësi Angelo Ogbonna realizoi për 3 me 2 në minutën e 70, përgatiti Koha. (b.an)