Policia e Lezhës bën të ditur objektiv i këtij Plan Operacioni kanë qenë edhe personat në kërkim ku:
– Janë ndaluar 10 shtetas të shpallur në kërkim për vepra të rënda penale ndaj të cilëve Prokuroria kishte lëshuar urdhrat e ekzekutimit te vendimeve te gjykatës:
• Janë ndaluar 2 shtetas të shpallur në kërkim per veprën penale te “Vrasjes në bashkëpunim” në operacionin policor “One Year”.
• Është ndaluar një shtetase e shpallur ne kërkim per veprën penale te ” Vrasjes së mbetur në tentativë.”
• Në bashkëpunim me Z.Q.K. Interpol është ekstraduar nga Italia dhe bere ndalimi i një shtetasi i dënuar me 3.5 vite burg për veprën penale të plagosjes se rende me dashje.
• Janë ndaluar 2 persona në kërkim për veprën penale të trafikimit të lëndëve narkotike.
• Janë ndaluar 4 persona të shpallur në kërkim për veprën penale të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.
Policia e Shtetit, fton të gjithë qytetarët të telefonojnë falas në numrat 112 dhe 129 për të denoncuar çdo shkelje të ligjit apo veprimtari kriminale, duke garantuar për reagim të shpejtë në çdo rast. Policia e Shtetit, do vazhdojë me përkushtim dhe profesionalizëm, me mbështetjen e partnerëve, të përmbushë me përgjegjësi detyrat në zbatim të ligjit dhe shërbim të qytetarëve duke e bërë Shqipërinë një vend më të qetë e të sigurt.
ma.me