“Çka ka ndodhur në 2017 nuk është aq bindëse sa ishte në 2016. Duhet të kemi një objektiv të ri për vijimin e reformës. Vëmendja ka humbur dhe shoh që ka tema të tjera që kanë tërhequr vëmendjen e publikut”, shprehet ish-shefit të Euralius, Rainer Deville.
Në këtë, pikë sipas ish-shefit të Euralius Rainer Deville, i gjithë procesi për ecjen e reformës në drejtësi nuk është më në dorën e ndërkombëtarëve dhe sipas tij, është sfera politike dhe institucionale shqiptare ajo që duhet të çojë përpara të gjithë proceset.
“Mund të themi që nuk e kemi më në frymën e reformave. Do duhet të shikoni se kush është personi që mund t’i çojë përpara reformat. Aktualisht mungon motori për t’i çuar gjërat përpara. Mos prisni që gjërat t’i bëjnë ndërkombëtarët. Ky duhet të jetë një aktivitet shqiptar”, thotë Rainer Deville.
Rainer Deville kritikoi hamendësimet që janë bërë deri më tani kundër reformës dhe ngritjen e institucioneve të reja.
“S’mund të them gjë për Vettingun. Problemi me Vettingun nuk është aq i dukshëm. Do duhej që në Parlament të kishte më shumë impenjim për t’u marrë me këtë çështje. Hasëm problem me financimin, kush do të jetë pagesa e njerëzve të Vettingut. Patëm kritika për rrogat dhe hamendësime të tipit: Këta njerëz do t’i rezistonin një ryshfeti prej 100 mijë eurosh? A jan vërtetë të pavarur këta anëtarë? Hamendësimet do çonin në dështim reformën”, thotë ish-shefit të Euralius.
Avancimi me reformën në drejtësi, sipas tij, ka një zgjidhje, por që kërkon edhe mirëkuptim e konsensus politik.
“Duhet të hartonim një kalendar pune. Kush janë gjërat që duhet dhe s’duhet të bëjmë. Duhet të kemi një Task Forcë që të ketë një kalendar me prioritetet që duhen bërë. Duhet një konsensus politik”, u shpreh Rainer Deville.