Sot tek Spitali Onkologjik i Tiranës, pranë QSUT, ka pasur një motiv për festë të madhe. Pas më shumë se dy muajsh, doktor Agim Sallaku, shef i pavionit të onkologjisë, është rikthyer në detyrë.
Profesori u ka dhënë gëzimin e papërshkruar doktorëve dhe infermierëve të këtij spitali, të cilët, e konsideronin thuajse të humbur pas një mungese të gjatë 2 mujore dhe kurimit të tij në Turqi në spitalin Acibadem.
Për gati një muaj, profesori që është kujdesur me një durim absolut për pacientët që trajtohen nga kanceri, ka qenë thuajse i intubuar dhe me jo shumë shpresë për jetën.
Por ka ndodhur mrekullia. Dhe kjo, është përshkruar sot më së miri nga stafi i këtij spitali, që kanë pritur jo vetëm shefin e tyre, por edhe njeriun që u përpoq në veçanti për ringritjen e gjithë pavionit të Onkologjikut në Tiranë.
Të gjithë bashkë kanë shkrepur një foto për t’i dhënë përjetësinë këtij momenti lumturie/ newsbomb.al/ma.me