Sali Berisha ka kërkuar fjalën nga vendi teksa ka sulmuar kryeministrin Edi Rama si dekonspirues të hetimit të Prokurorisë.
Berisha tha se pasi përmes Bledi Çuçit, Rama u informua mbi identitetin e dëshmitares së mbrojtur të çështjes “Habilaj”.
“Për të informuar Kuvendin dhe shqiptarët se njeriu që ka shitur dëshmitaren e Habilajve, ka vetëm një emër dhe ai është Edvin kristaq Habili. I cili pasi mori foton nga Bledi Habili, shkoi me vrap në zyrën e Fatmir Xhafës dhe atje identifikuan personin duke nxjerrë sekretin shtetëror” – tha Berisha sot në Kuvend.
Pas këtyre fjalëve, Berisha doli jashtë sallës së Kuvendit dhe duke folur për mediat e quajti seancën e sotme si një turp kombëtar.
“Kuvendi sot është i pushtuar fund e krye nga Habilajt. Siç e shihni një bandë që me makinën e ministrit të Brendshëm dhe mjete të tjera kanë çuar disa tonë drogë në Itali duke e shndërruar në narko-mazhorancë Edi Ramën dhe Partinë Socialiste. Kjo është dita e turpit kombëtar të këtij parlamenti” – tha Berisha.
/b.d