Teoria e Albert Ajnshtajni për një jetë më të lumtur është shitur në një ankand në Jeruzalem për 1.5 milionë dollarë.
Fituesi i çmimit Nobel, i lindur në Gjermani ia dha shënimet e tij një korrieri në Tokio në vitin 1922, shkruan BBC.
Mendimet e tij të shkruar me dorë, mund të mos jenë aq të famshme sa teoria e relativitetit, por ato ende hedhin dritë mbi një nga mendjet e mëdha të kohëve moderne.
Oferta e së martës filloi me 2.000 dollarë dhe shpejt u rrit. Shtëpia e ankandeve nuk e ka zbuluar blerësin apo shitësin.
a.ç