Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi e ftuar në “Fax News” ka i është rikthyer edhe një herë ҫështjes “Doshi”.
Kryemadhi ka deklaruar se pas skenarit të Tom Doshit për eliminimin fizik të Ilir Metës qëndronte Edi Rama dhe Saimir Tahiri.
Tahiri i konsideron z. Meta si armik personal. Pse ndodh kjo?
Për këtë mund të pyesni z. Meta. Megjithatë, unë mund të them që z. Tahiri ka qenë një nga skenaristët e çështjes “Doshi”. Së bashku me Edi Ramën kanë qenë regjisorët e krijimit të asaj skeme monstruoze. Pastaj edhe çështje të tjera. Ata fokusonin LSI-në në probleme tjera dhe ndërkohë krijonin dhe zgjeronin falangat e krimit të organizuar në çdo cep të Shqipërisë. Ajo çfarë të bën përshtypje është fakti se, po të kthehemi pas në kohë dhe të shohim gjithë historikun e pas zgjedhjeve të 2013-s, në atë kohë do të fillonte mbjellja e kanabisit dhe fuqizimi i bandave të vogla, të cilat filluan të zgjeroheshin dhe të bëheshin shumë të mëdha, duke filluar të kontrollonin territore të caktuara.
a.ç