Megjithatë Berisha theksoi se ky është një mendim i tij pasi vendimet në PD i merr kryetari Lulzim Basha
Berisha: Në të tilla kushte, në mungesën e një drejtësie ajo që e pret vendin është desetabilizimi që mund të vijë nga vetë qytetarët.
Rakipllari: Është kjo një rrugë z.Berisha? A pritet të ndodhe nesër?
Berisha: “Unë e mbështeta Bashën që të hyjë në zgjedhje se të mos hysh në zgjedhje do të thotë të çosh vendin në një konflikt civil që unë nuk jam dakord. Nëse vdes drejtësia dhe merret në dorë nga një njeri që bën gjykatësin, prokurorin dhe kryeministren këtu nuk ka zgjidhje tjetër përveç destabizlimit të vendit. Nëse vdes drejtësia nuk mbetet gjë tjetër veç dhunës”.