Policia serbe, në bashkëpunim me Drejtorinë e Doganës, në vendkalimin Horgosh në kufirin Serbi-Hungari, kanë konfiskuar 11 kilogramë drogë marihuanë dhe kanë arrestuar tre persona, shtetas shqiptarë.
Të arrestuarit, të identifikuar me inicialet V.T. (28), E.T. (30) dhe I.D. (20-vjeçar), sipas komunikatës së policisë serbe, janë privuar nga liria për veprën penale “prodhim dhe vënie në qarkullim të drogave psikotropike”./a.m.