“Po e postoj këtë video jo vetëm që t’ju tregoj sesa shumë krokodilë ka në Kuinsland të Australisë, por edhe për t’i paralajmëruar banorët dhe turistët nga rreziku që u kanoset”. Kështu shprehet një burrë, ndoshta rojtar i zonës, që ka postuar filmimin e mëposhtëm.
Në të duket zvarraniku gjigand, i cili është i zhytur në pak centimetra ujë, por që nuk bie fare në sy.
Megjithatë, burri thotë se nëse krokodili do të ishte shumë agresiv, shancet për t’i shpëtuar do të ishin tepër të vogla. /JavaNews/b.d