Djali i Fahri Balliut, Klevis Balliu ka dhënë një intervistë e pazakontë për Intv ku nuk lë pa përmendur edhe shprehjen e tij të preferuar. I pyetur lidhur me këtë, ai ka thënë se i pëlqen të përdorë shpesh fjalët, “spermë e derdhur kot”.
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha la jashtë listës së kandidatëve një pjesë të madhe të figurave të vjetra të partisë por kjo nuk do të thotë që të rinjtë e ardhur rishtaz në grupin e ri e shohin Bashën si politikanin më të mirë.
Deputeti i ri i PD-së që u bë deputet falë Bashës, shprehet se politikani më i mirë në Partinë Demokratike nuk është Basha, por Sali Berisha.
Balliu tha se Berisha është institucion më vete. “Politikani më i mirë në Partinë Demokratike është absolutisht Sali Berisha. Është institucion më vete”, tha Balliu.
Deputeti i ri pranoi më tej se shumë prej miqësive në politike i ka prej babait. Ai vlerësoi edhe disa figura të Partisë Socialiste.
“Mund të përmend z Majko. Nuk e njoh por mund të them që ka një kontribut të vyer. Mund të them për Bashkim Finon. Ka pasur kontribute në politikën shqiptare. Miqësitë e mia janë jashtë rilindjes. Sepse rilindja është tjetër dhe PS-ja është tjerët”,tha Balliu.
Pikante ishin edhe disa përgjigje pas pyetjeve alla “komision vettingu” që i bënë dy moderatorët shqiptarë.
“Objekti më i shtrenjtë që kam blerë është lap-topi”, tha deputeti. “Fjala që urrej më shumë është rrofsh, më pëlqen më shumë faleminderit”.
Më tej ai shtoi se nuk i pëlqen fjala “Rrofsh”.
ma.me