SHËNIM / Adriatik Llalla ka hyrë në vjeshtën e tij të pestë dhe të fundit në detyrë si Prokuror i Përgjithshëm i Republikës së Shqipërisë. Në muajin nëntor, ai duhet të lejë detyrën qoftë për shkak të përfundimit të mandatit, ashtu edhe për t’i hapur rrugë krijimit të institucioneve të reja që sjell Reforma në Drejtësi.
Kryeprokurori i ardhur në detyrë në vitin 2012 njihet për shprehjen e tij të përvitëshme se “në vjeshtë do të ketë arrestime të bujshme” dhe kjo është vjeshta e fundit ku jo vetëm nuk ka pasur arrestime VIP, por ka ende krime orindere të pa zbardhura.
Ka një standard që Prokuroria e përmendi sot përmes një deklarate, por që kurrësesi nuk mund të na e ‘shesë’ si opsion për Shqipërinë. Duke sjellë si shembull arrestimin e Ivo Sanader në Kroaci, apo ish-kryeministrit rumun Adrian Nastase, organi i akuzës la të nënkuptonte se nga një hetim i vogël politikanëve mund t’u dalin afera të mëdha.
Deklarata e Prokurorisë për standardin që ajo vetë ka krijuar në Shqipëri, të jep përshtypjen e një presioni dhe aspak të një krahasimi me prokuroritë evropiane. Sepse në botë njeh raste si ai i Antonio Di Piteros që e ‘shkundi’ klasën politike dhe që përmes hetimeve çoi në qindra të arrestuar. Por njeh edhe prokurorë si në Angli që shkrinë gjysmën e parlamentit pse deputetët kishin blerë kolibe qeni…
Prokuroria e Përgjithshme dhe Adriatik Llalla janë shumë vonë për të bërë detyrën që nuk e bënë për 5 vite. Sepse Shqipëria ka pasur dhe ka shumë çështje të mbetura pezull apo të pa proceduara kurrë. Nuk shihet qimja në syrin e tjetrit, por traun në syrin tënd, thotë një proverb. /JavaNews