Dy gjimnazistë në shkollën e mesme “Antoni Athanas” të Sarandës janë grindur ashpër me njeri -tjetrin aq sa njeri prej tyre ka nxjerrë thikën dhe e ka plagosur shokun dy herë në sup.
Kastriot Xhanga quhet autori dhe i plagosuri Konstadin Bodini, të dy nga 18 vjeç. Bodini është dërguar në spital ndërkohë që Policia ka nisur hetimet.
a.ç