Kryetari i PD Lulzim Basha ka publikuar një tjetër mesazh nga “qytetari dixhital”. Bëhet fjalë për një video ku Saimir Tahiri shfaqet pranë Drejtorit të Planifikimit Strategjik në Ministrinë e Punëve të Brendshme.
Sipas “qytetarit dixhital” është ky person që po ndihmon tahirin të prishë provat.
Statusi i plotë:
Drejtorët e MPB në shërbim të Tahirit dhe prishjes së provave, me urdhër të Xhafës dhe Ramës:
“Përshëndetje z. Kryetar.
Personi ne foto dhe video ështe Loran Sevi i cili aktualisht mban detyren Drejtor i Planifikimit Strategjik në Ministrinë e Punëve të Brendshme.
Ky person duket qartë në video tek shoqëron ish Ministrin “Saimir Tahiri” 3 ditë më parë kur ka qenë i ftuar në emisionin “Opinion” në studion e “TV Klan”.
Fakti është se sot e gjithë Ministria e Punëve të Brendshme është vënë në dispozicion të ish Ministrit Tahiri për fshehjen e provave që kanë të bëjnë me hetimin e ngritur nga Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Ministri aktual z. Fatmir Xhafa po i jep gjithë ndihmën dhe suportin e duhur ish Ministrit Saimir Tahiri për të dalë nga kjo situatë, sepse Tahiri e shantazhon me dosjen e të vëllait Agron Xhafaj për të cilën Tahiri ka prova të manipulimit shtetëror me ndihmën e z. Fatmir Xhafa.
Bashkëlidhur “linkun” e Ministrisë së Punëve të Brendshme” në të cilin konstatohet detyra dhe funksioni i Loran Sevi.