Në kohën kur kërkohet me ngulm nga opozita, pa fakte dhe prova konkrete heqja e imunitetit të deputetit të Partisë Socialiste, Saimir Tahiri, deputetët e opozitës harrojnë implikimet e tyre të hapura të njerëzve të tyre në ngjarje kriminale, duke përdorur standarde të dyfishta dhe duke i mbështetur ata.
Enkelejd Alibeaj, ish-ministër i Drejtësisë në qeverisjen e Partisë Demokratike përpara se të kërkojë me ngulm heqjen e imunitetit të Saimir Tahirit, ai duhet të akuzohet që i ka dhënë mbështeje vëllait të tij, Taulant Alibeaj. A me këtë standard dhe me këto njerëz do të kërkojë PD-ja heqjen e imunitetit të Saimir Tahirit, duke keqpërdorur Prokurorinë dhe pretendimet e saj.
Sipas të dhënave nga mediat, Interpoli italian konrmon se Taulant Alibeaj, vëllai i ish-ministrit të Drejtësisë së PD-së, është arrestuar nga policia gjermane pasditen e 5 prillitnë lagjen numër nr.59065 në qytetin e Hamm. Media verifikoi gjithashtu përmes burimeve italiane të Europolit dokumentin me të cilin policia kriminale Gjermane kërkon të verikojë me kolegët italianë autenticitetin e një dokumenti skal të gjetur në pronësi të Taulant Alibeajt në momentin e arrestimit.
Alibeaj, që rezulton nga dokumentat që ka lindur në Seman të Fierit më 2 gusht 1977, akuzohet nga policia gjermane për “grabitje me armë”. Pikërisht në këtë dokument policia gjermane zbulon që në momentin e arrestimit vëllai i politikanit shqiptar të PD-së, kishte në pulsin e tij një orë me një vlerë aq të lartë, sa krijoi tek gjermanët dyshime të forta. Lajmi i arrestimit të Taulant Alibeaj, ish-funksionarit të Policisë së Shtetit pranë repartit RESI, ku ka mbajtur detyrën e inspektorit, është konfirmuar për “Shqiptarja.com” nga burime pranë Policisë së Shtetit shqiptare. Taulant Alibeaj u është prezantuar efektivëve të policisë gjermane me emrin Xhavit Mornica, shtetas ky kosovar që pas verikimeve gjermane kishte jetuar në këtë shtet, por në fakt ishte dëbuar qysh prej vitit 2002. /Shqiptarja.com/b.d