Kryeministri spanjoll, Mariano Rajoy i kërkoi sot Senatit të pezullonte funksionet e qeverisë katalanase në mënyrë që të thërrasë zgjedhje të reja për të penguar ndarjen e Katalonjës.
“Qeveria separatiste e Katalonjës nuk i la zgjedhje tjetër Madridit”, theksoi Rajoy, partia e të cilit disponon maxhorancën absolute në Senat, pas një seance të jashtëzakonshme të ministrave./b.d