Teksa pritet qe Keshilli i Mandateve te marre nje vendim per imunitetin e Saimir Tahirit, ky i fundit ka folur para mbeshtetesve dhe medias ne dyert e Kuvendit.
Deputeti i PS e quajti nje estrade mbledhjen e djeshme dhe te sotme.
“Ky ishte akti i dytë i një estrade që në fakt nuk është dhe aq i paparalajmëruar. Unë jam i vendosur t’i shkoj deri në fund rrugës për të gjetur drejtësi. Pa asnjë diskutim vështirësitë janë të mëdhaja dhe në këtë rrugë do ketë vështirësi pafund. Ju e patë sot se estrada ishte në kufijtë e skandalozes. Kjo që ndodhi dje dhe sot nuk ka ndodhur as në komunizëm dhe as fashistët nuk e kanë bërë. Të të thonë shko në burg dhe pastaj na provo që nuk ke marrë 5 milionë euro në muaj, kjo është estradë, Të të thonë ik në burg e na provo që nuk di ti japësh kamionit… Nëse nuk sjellin dot një provë, të paktën të sjellin Saliun dëshmitar. Të vijë i biri nëse nuk vjen Saliu. La 26 të vdekur në Gërdec dhe nuk shkoi kurrë në gjykatë. Nëse nuk vjen as Shkëlzeni, të vijë Monika, Ilir Meta ose Lulzim Basha. Nëse këta njerëz nuk shkojnë para drejtësisë për ato që kanë bërë, të vijnë për drejtësinë time” – tha Tahiri.
Ish-ministri i Brendshem theksoi se nuk eshte ne komision qe te komentoje sesi Meta, Basha dhe te tjeret ia kane hedhur Drejtesise.
“E kam me kollaj te perballem me thashethemet e banditeve qe jane ne Parlament, sesa me thashethemet e dy krimineleve” – tha Tahiri duke iu referuar pergjimeve te Habilajve. /b.d