“Jam e bindur se shumë shpejt Shqipëria do të shkojë në zgjedhje të parakohëshme”. Kështu u shpreh sot Monika Kryemadhi në një takim me të rinjtë, teksa vijoi akuzat nga Policisë së Shtetit.
Në fjalën e saj, kryetarja e LSI tha se sfida më e madhe e shqiptarëve është përballja me krimin.
“Shqipëria nuk i takon bandave dhe trafikantëve. Edi Rama ka rënë moralisht si kryeministër dhe si politikan. Ndaj i bëj thirrje t’i hapi rrugën një njeriu më të pavarur nga fiksimet e veta mendore” – tha Kryemadhi.
E sigurte qe do te dalesh nga zgjedhjet e parakohshme me gjysmen e deputeteve qe ke sot.