Saimir Tahiri u shfaq sot në hyrje të Kuvendit për të qenë i pranishëm në mbledhjen e Komisionit të Mandateve.
I pyetur nga gazetarja Klodjana Lala e News24, Tahiri është përgjigjur me ironi ndërsa ka vijuar rrugën.
“Ti i di më mirë gjërat” – tha Tahiri ndërkohë që prezenca e tij në Komision zgjati pak minuta, pasi deputetët pritet të dëgjojnë provat e reja të Prokurorisë. /b.d