Në 10 vitet e fundit Real Madridi ka nënshkruar me lojtarë nga plot 42 skuadra të ndryshme.Por 5 skuadrat që klubi Madrilen iu ka blerë më së shumti lojtarë në 10 vitet e fundit janë: Liverpool, Man United, Chelsea, Getafe dhe Espanyol.Fillojmë me Liverpoolin ku Madrilenët kanë blerë këta 3 lojtarë në vlerë prej 39.4 milionë €: Jerzy Dudek (00), Álvaro Arbeloa (4 milionë €) dhe Xabi Alonso (35.4 milionë €).
Tek ‘Djajtë e Kuq’, kanë shpenzuar plot 109 milionë euro për vetëm 3 lojtarë: Cristiano Ronaldo (94 milionë €), Gabriel Heinze (12 milionë €) dhe Chicharito (3 milionë € – huazim).Nga Londinezët e Chelseas poashtu kanë transferuar 3 lojtarë në vlerë prej 44 milionë €: Arjen Robben (36 milionë €), Riccardo Carvalho (8 milionë €) dhe Michael Essien (00-huazim)
Gjithashtu dy skuadrat spanjolle Getafe dhe Espanyol gjenden në këtë renditje, pasi edhe nga këto dyja skuadra Madrilen ka transferuar nga 3 lojtarë.Nga Getafe kanë marrë: Rubén de la Red (4.7 milionë €), Esteban Granero (4 milionë €) dhe Pedro León (10 milionë €) ndërsa nga Espanyoli: Kiko Casilla (6 milionë €), José Callejón (5 milionë €) dhe Lucas Vázquez (1 milionë € – riblerje).përgatiti Express. (b.an)