Pas rreth pesë orë diskutime, vendimi për hejqen ose jo të imunitetit të Saimir Tahirit u shty për ditën e nesërme në mbledhjen e Këshillit të Mandateve.
Por nënkryetari i LSI-së Luan Rama i ka bërë thirrje anëtarëve të Partisë Socialiste në Këshillin e Mandateve të mos e votojnë heqjen e imunitetit të Saimir Tahirit, nëse mendojnë se kështu i bëjnë më mirë drejtësisë, të ardhmes së vendit apo edhe PS-së.
“Madje unë do t’i bëja thirrje kolegëve të mos e votojnë heqjen e imunitetit të zotit Tahiri, nëse ata janë të bindur që kështu i bëhet më mirë drejtësisë, të ardhmes së vendit, madje edhe vetë më mirë Partisë Socialiste”, tha Luan Rama. Ku ndër të tjera denoncoi kapjen e shtetit nga krimi. /b.d