Bashkia e Tiranës ka punuar me intensitet në territorin e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” për të rikonstruktuar linjat e ujësjellësit dhe për t’i bërë ato më efiçente për qytetarët që marrin shërbimin në këtë institucion të rëndësishëm shtetëror.
Specialistët e UKT riparuan saraçineskën në një segment të bllokut, ndërkohë që është vendosur një saraçineskë e re në një pjesë tjetër të rrjetit të ujësjellësit pranë spitalit francez.
Gjithashtu, ekipet riparuan me shpejtësi një defekt në linjën e ujësjellësit që furnizon Spitalin e Fëmijëve dhe Spitalin e Neurologjisë. /a.m.