Vendet e G7-ës dhe gjigantët e internetit ranë dakort për një plan që synon për të bllokuar përmbajtjet on line me karakter “terrorist”, njoftoi sot Italia, që kryeson aktualisht G7.
Përfaqësues të Google, Facebook apo Twitter, dhe ministrat e Brendshëm të vendeve të G7 u takuan të enjten dhe të premten në Ischia (ishull italian në brigjet e Napolit), ku vendimi u mor për të zbatuar së bashku një plan veprimi për të bllokuar përmbajtjet me karakter terrorist”, deklaroi për median ministri i Brendshëm italian, Marco Minniti.
“Është hera e parë që vendet e G7-ës dhe përfaqësuesit e operatorëve kryesorë të internetit dhe rrjeteve sociale u mblodhën në një tryezë të përbashkët”, u shpreh Minniti duke rikujtuar se interneti ka qenë një mjet i rëndësishëm rekrutimi, stërvitjeje dhe radikalizimi për luftëtarët e huaj”.
“Takimi me operatorët e internetit ka qenë mëse i kënaqshëm”, vijoi ai, duke shprehur keqardhje për faktin se organizata e Shtetit Islamik (ISIS) po qarkullon në internet “në mënyrë krejt të lirshme”./b.d