Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka njoftuar sot për takimin e mbajtur mes tij dhe ambasadorëve Donald Lu dhe Romana Vlahutin.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Xhafaj konfirmon fjalët e ambasadorit të SHBA-ve, sipas të cilit shumë shpejt ekspertë të FB do t’i atashohen Ministrisë së Punëve të Brendshme.
“Takim konstruktiv me Ambasadorët Lu dhe Vlahutin. Mbështetje teknike & financiare për Strategjinë e Re në luftë kunder krimit të organizuar. Një lajm i shumë pritur nga Ambasadori Amerikan: shumë shpejt mberrijnë në Tiranë ekspertet e FBI që do vendosen në MB. Faleminderit SHBA!” – shkruan Xhafaj. /b.d