Opozita po reagon ne menyre te perseritur kunder pyetjeve qe deputetet socialiste per i bejne perfaqesuesve te prokurorise, ne seancen e shqyrtimit te kerkeses per arrestimin e ish-ministrit Tahiri. Ata po bejne thirrje te mos behet presion mbi prokuroret e pranishem. Kete sapo e beri edhe deputeti Eduard Halimi, i cili ka qene kryetar i komisionit te posaçem te “puçit te shtetit” te 21 janarit 2011, i cili nuk arriti te prodhoje as edhe nje germe te vetme rreth puçit te pretenduar.
Kujtojme se ne ate moment kryeministri i vendit e quajti “lavire” kryeprokuroren, por deputeti Halimi asokohe nuk protestoi per shkeljen e pavaresise dhe te dinjitetit te prokurorise.