Ditën e sotme, Prokurori Besim Hajdarmataj deklaroi në Komisionin e Mandateve në Kuvend se kërkesa për heqjen e mandatit të Tahirit bazohet mbi “materialet që janë raportuar në media”. Ndonëse Prokuroria pranon se nuk ka “ende” asnjë provë për përfshirjen e Tahirit në trafikun e drogës, ky institucion kërkon arrestimin e menjëhershëm të tij.
Nga ana tjetër, Prokuroria dhe vetë prokurori Hajdarmataj heshtin dhe nuk ndërmarrin asnjë hetim, kur një ish-Kryeministër, guxon të thotë publikisht se “lejimi i mbjelljes së kanabisit në Lazarat ishte një vendim politik”.
Këtë Berisha e ka thënë me zë dhe me figurë, siç mund të shihet edhe në këtë video –https://www.youtube.com/ëatch?
Megjithatë, vetfajësimi i bërë nga Berisha nuk është i mjaftueshëm për të nisur hetimet, teksa thashathemet e shtypit janë të mjaftueshme për të kërkuar arrestimin e ish-ministrit të Brendshëm.